KUKËS- Që në mesditë ARRSH-ja i kërkoi drejtuesve të mjeteve të evitojnë kalimin në Rrugën e Kombit, aty ku trashësia e borës arrinte deri në 30 cm, por në mbrëmje situata atje paraqitet më e rënduar.

Burime të BalkanWeb bëjnë me dije se në hyrje të tunelit të Kalimashit mjetet janë bllokuar prej tre orësh. Raportohet për 10 traljera dhe shuma makina të vogla që po qëndrojnë në vend pasi rruga është e pakalueshme

Nga videoja e siguruar nga BalkanWeb, aty po bien reshje të dendura bore të shoqëruara me erë të fortë, çka e kanë bërë të pakalueshme rrugën.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: