FIER- Ndonëse temperaturat janë të larta dhe normale për stinën, në qytetin e Fierit po fryn një erë e fortë. Për të shmangur aksidente të mundshme, Bashkia e këtij qyteti ka njoftuar të gjithë qytetarët të marrin masa e të largojnë vazot me lule nga parvazet e dritareve dhe ballkoneve.

Njoftimi është publikuar në profilin e Facebook-ut të Bashkisë, ndërkohë që nuk e dimë sa qytetarë mund ta kenë dëgjuar këtë thirrje.

Capture
Njoftim!
Njoftojmë të gjithë qytetarët, kryesisht ata që banojnë në ndërtesa shumëkatëshe e pallate, që të largojnë nga parvazet e ballkoneve dhe dritareve, vazot me lule, pasi ato janë burim aksidenti. Era qē po shoqēron këtë mëngjes do të vijë duke u forcuar.
Faleminderit!
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb