TIRANË- ERE miraton planin e investimeve për OSHEE, në vlerë rreth 50 milionë dollarë për vitin 2015. Shkresa me firmën e kreut të ERE i hap rrugë nisjes së investimeve, kryesisht në blerjen e matësve të rinj si dhe në rrjetin elektrik, sidomos te kabllot, etj.
Ky plan aprovohet në një kohë kur sistemi elektrik në vend vuan nga mungesa e gjatë e investimeve konkrete në rrjetin e shpërndarjes.
Të dhënat tregojnë se mbi 80 % të rrjetit është me vjetërsi mbi 35-40 vjeçare. Sistemet e matjes janë të dëmtuar, kabinat e shkatërruara, kurse linjat paraqiten të amortizuara.

Kokretisht:
Nga 171 nënstacione, 154 prej tyre janë ndërtuar para 38 vitesh
Nga 45 mijë km linjë shpërndarje, 41 mijë kanë “moshë” 35 – 40- vjeçare
Nga 25 mijë transformatorë, 20 mijë kanë një “moshë” 34-vjeçare
Nga 24600 kabina elektrike, 20 mijë janë ndërtuar para 35 vjetësh

Në lidhje me situatën financiare të kompanisë, të ardhurat për vitin 2014 u rritën me afro 100 milionë dollarë. Konkretisht, në vitin 2013 ishin mbledhur 38.4 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2014 u realizuan në 49.1 miliardë.

Sa i takon humbjeve vjetore në sistemin e shpërndarjes, ato janë reduktuar me 16% krahasuar me të njëjtin tregues të një viti më parë. Nga 45.04% në vitin 2013, mesatarja e vitit që sapo mbyllëm arriti në 37.81%.
(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: