Ndërrim titullarësh në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve në Shkodër. Largohet drejtori i mëparshëm Herion Jashari dhe vjen në vend të tij Myzafer Bushi i cili më herët ka mbajtur postin e drejtorit të degës së thesarit në Shkodër.

Gazetari Senad Nikshiqi duke iu referuar burimeve raportoi për “BalkanWeb” se në ditët në vijim pritet që të ketë edhe ndërrime të tjera drejtorësh.

Nga ana tjetër pritet që i deleguar për qarkun Shkodër të rikthehet deputeti i PS dhe ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj për të zëvendësuar të deleguarin e mëparshëm Ditmir Bushati.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb