Erë e re ndryshimi te Bayern Munchen. Me të fituar titullin kampion në Bundesligë, bavarezët nuk vonuan shumë dhe shkarkuan në mënyrë të papritur dyshen drejtuese të klubit, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic.

Kampionët e ri të Gjermanisë zyrtarizuan menjëherë Drejtorin e ri Ekzekutiv. Bëhet fjalë për Jan-Christian Dreesen, i cili foli fjalët e para pas marrjes së detyrës së re.

“Kam pasur plane të tjera jete. Kam pasur vite të mrekullueshme këtu dhe ka qenë një nga vendimet më të mira të jetës sime 10 vjet më parë. Kur ka diçka të re ju duhet të rishikoni planet tuaja. Dua të falënderoj të gjithë bordin mbikëqyrës për këtë mundësi. Puna sigurisht që nuk do të jetë e lehtë në javët në vijim, por mezi pres që të hyj në punë” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: