Emisioni Vetting

Problemet në Bashkinë e Përmetit nuk kanë të sosur. Ndërsa udhëton nga Tepelena për në Përmet, jo shuma larg rrugës nacionale në degëzimin që të dërgon për tek Teqja e famshme e Ali Postivanit, Bashkia Përmet ngjitur me rrugën ka hapur një gropë të cilën e “pagëzuar” me ermin Landfill. Ngjitur me rrugën, ku kalojnë jo vetëm banorët e katër fshtrave përreth, por edhe turistët të cilën vijnë për tek Teqja e Ali Postivanit, ku bashkohen dy lumenjtë, çdo ditë gjenerohen mbeturina të cilët vijnë nga qyteti i Përmetit dhe hidhen në këtë gropë. Pak metra më lartë bashkohen dy lumenjtë të cilët vite më parë, vazhimisht e përmbytin vëndit ku është ngritur lanfilli në kufi me Parkun Kombëtar “Bredhi i Hotovës Dangëlli””.

Ekspertja e ekonomisë sqaron se: Format e menaxhimit të mbetjeve më zjarrvënie janë në një tjetër  shkelje e madhe ligjore dhe e të drejtave të njeriut pasi dëmtohet mjedisi. Duhet të synojmë një ekonomi sa më ekologjike jo të dëmtojmë ne vetë me dashje.

Sipas banorëve të Piskovës, në atë vënd para viteve 90 ishte ngritur një stallë nga ferma dhe mbarshtroheshin viça. Në dimët vazhdimishtë për shkak të prurjeve të këtyre lumenjve ai vend përmbytet. Ndërsa pyjet tashmë janë zhveshur për shkak të prerjeve, sasia e ujit që vjen nga vargmalet e mblidhen në lumit Lenicë i cili është edhe degë e Vjosës.

Ndërsa lëmë rrugën nacionale dy tabela të vendosura në anë të rrugës njëra në të djathtë tregon se zona ku është ngritur landfilli është zonë e mbrojtur pasi është park kombëtar, ndërsa tabela në të majtë tregon vendndodhjen e objektit të kultit fetar, të teqes që frekuentohet jo vetëm nga banorët e Përmetit, por edhe të rretheve të tjera dhe turistët.

Opozita ngriti zërin edhe në Parlament. Deputeti Tritan Shehu u shpreh: “Duke krijuar zjarre gjigante që kur i pashë u dukën si zjarre në Teheran, por kur e kuptova ishin në Piskovë të Përmetit apo në Tel Aviv. Shkoni shikoni, zjarre natën, tym ditën. Elementët toksikë mbysin njerëzit Këlcyrë e Përmet”.

Prokuroria hesh, institucionet heshtin
Ndërkohë banorët përtej politikës shprehen se: “unë jam i majtë apo i djathtë, këtu marrin frymë të gjithë”.

Por si lindi ndërtimi i këtij Landfilli dhe a i potëson kushtet për të qenë i tillë?

Jo shumë larg qëndrave të banuara ladifilli i Piskovës do të niste të ndërtohej në vitin 2021. Që në fillim ishin banorët e zonës të cilët protestuan për të mos lejuar ngritjen e këtij lanfilli. Ndërsa u tha se grumbulimi i mbetjeve do të bëhej për një periudhë 5-vjeçare e më pas do të mbulohej dhe sipër, do të mbilleshin pemë, pasi zona është e mbrojtur.

Sipas kryeplakut të fshatit Piskovë, banorët nuk u pyetën. “Ne vetëm kur pamë mjetet duke gërmuar, u mblodhëm dhe mësuam se gropa që po hapej do shërbente për vend grumbullimit të mbeturinave”.

“Kjo kishte filluar gropa para se ta merrnim vesh ne”, u shpreh qytetari.

“Nuk është bërë fare dëgjesë publike, e morëm vesh kur erdhën mjetet e morëm vesh në konfidencialitet nga persona kështu do na bëjnë gropë andej këtej”, u shpreh kryetari i komunës.

Eksperta e ekonomisë shprehet: “Nuk duhej të ndërtohej pa bërë dëgjesat publike, për të parë nëse ky investim i shërben apo jo banorëve. Mbetjet janë të rrezikshme për shëndetin dhe nuk mund të jenë pranë qendrave të banuara. Një tjetër banor i Piskovës shprehet: “Landfilli që është bërë aty që ne e quajmë “gropa e vdekjes” se faktikisht ashtu është gropë vdekje, na kanë mbytur me tym kanë 4 vite”’.

Banorët e zonës shprehen të alarmuar se edhe pse janë hedhur miliona lekë investimi, landfilli nuk është sipas projektit dhe tërheja e ujrave që çlirohen nga mbeturnat nuk tërhiqen nga gropa. “Ajo ndërtesa atje është bërë kot fare sa për t’u dukur, sa për t’u dukur nuk trajton, ujërat e ndotura të plehrave dhe e gjithë llumi shkon në lumic dhe nga lumica në ujin e pijshëm në Vjosë”, sqaron banori.

Fakt të cilën e ka evidentuar edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili pas ankesave të banorëve të Piskovës, ka vajtur për të parë gjëndjen dhe evidetuar problemet.

“Kur them që kemi vërtetë hall… E kemi ngritur çështjen tek Avokati i Popullit, KLSH”,  thekson kryetari i komunës.

Sipas KLSH: “Drejtoria e Inspektim-Kontrollit në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit nuk e ka inspektuar asnjëherë projektin “Instalim për asgjësimin e mbetjeve” me vendndodhje në Piskovë. Ky projekt është pajisur me VNM paraprake dhe duhej të kryhej inspektimi për zbatimin e kushteve të VNM-së.

Kryetari i komunës Arlind Dyrmishi shprehet se: “Kjo është 200 metra në vijë ajrore, është ujë i pijshëm, ka bagëti ka bletë ka pemtari”.

Një tjetër qytetar sqaron se: “Gropa e plehrave është bërë në mënyrë të paligjshme, d.m.th nuk janë zbatuar standartet që nevojiten”.

Sipas audituesve shtetërorë, landfilli i Piskovës është ndërtuar në një zonë të pastudiuar, ndërkohë që gjatë funksionimit të tij janë zbuluar mangësi të theksuara në trajtimin e mbetjeve, sigurinë e ujërave të zonës, si edhe rreziku i shtuar për kontaminimin e rëndë të Parkut Kombëtar, që është më pak se 100 metra nga venddepozitimi i mbetjeve.

“Sa e shikoni në hyrje thotë, “Park Kombëtar, ishte 93 metra, nuk e dimë nëse është bërë devijim se dhe kur prisje një dru aty vinte policia pyjore. Nuk e di, flas me shkresa zyrtare”, thekson kryetari i Komunës.

Teksa ekspertja e ekonomis vendos theksin: “Është një problem që u përket atyre qytetarëve të atij vendi pasi problemi me menaxhimin e mbetjeve sjell probleme serioze në shëndet, probleme serioze në buxhetin vendor që reflektohet”.

Ndërsa një tjetër detaj është fakti se për zyrtarët e Bashkisë Përmet, ky landfill është sipas parametrave, por në dokumenta çedon: “Shikojmë nënkryetarin e Bashkisë që ka firmosur në mungesë dhe me porosi Florand Hasani, nënkryetari dhe kryetarja e Bashkisë, Alma Hoxha, thotë brenda kushteve, në përgjigjen që i kanë dhënë, thotë brenda kushteve, ndërkohë në realitet faktet janë denoncuar, është denoncuar direkt, shkojnë me dherat me ujërat.

Për serinë e gjatë të shkeljes, KLSH ka konstatuar një seri të gjatë shkeljesh, të cilat nisin që nga përcaktimi i zonës e deri tek mënyra jo-normale e funksionimit të landfillit publik të Piskovës.

Kryetari i komunës sqaroi për Vetting se: “Këtu është djepi i dijes, kjo zonë të investohej, të merrte zhvillim ekonomik, këta po na vrasin…”

Një tjetër qytetar sqaron se: “Problem i madh për tërë komunitetin për luginën tonë këtu nga Përmeti deri në Piskovë…”

Ndërkohë ata që kanë investuar për bujtina shprehen të zhgënjyer: “Nuk futesh dot të piskovë kur vjen flaka në luginë. Para 15 ditësh nuk shikoje asgjë, as diell. Ne thoshim është mjegull, na mbyti era e plasmasit dhe mbeturinave dhe kallçuqeve”.

Për venddepozitimin ekzistues të Piskovës mungon dokumentacioni: Studim sizmik klimatiko-metorologjik, vërtetim nga Kadastra e Bashkisë/Qarkut mbi kategorizimin e truallit që kërkohet  për shfrytëzim, vëzhgim, prova dhe testim të terrenit, opinion publik, dëgjesa me publikun, dokumentet e pronësisë, procedurat e përzgjedhjes së vendit për ndërtimin e landfillit, vlerësimi ekonomik, oponenca teknike nga institucioni i ndërtimit, miratimi i studimit në organet e tjera përkatëse”, shkuan KLSH në konkluzionet e përgjithshme.

Ekspertja ekonomisë thekson se: “Mendoj se autoritetet përkatëse duhet të hetojnë menaxhimin e  mbetjeve. Kush e vendosi zjarrvënien dhe kush janë ata individë që do të mbajnë përgjegjësi”.

Teksa banorët i bëjnë thirrje SPAK, kryetari i komunës tha: “I bëj thirrje Altin Dumanit na ndihmo t’i vihet shiriti, të hetohet, na vranë keq jetën. Po bëhet gjenocid”.

Nga menaxhimi i fondeve për ushqime fëmijësh deri te ndërtimet e pa dokumentuara, korrupsioni në Përmet përbën një situatë alarmante të interesit publik. Abuzimet në tendera, ndotja mjedisore dhe emërimet e papajtueshme me ligjin tregojnë jo vetëm për mungesë transparence, por për një strukturë të nxjerrë jashtë kontrolli. Investigimi i “Vetting” hap dritare shqetësuese mbi mënyrën si disa individë kanë kapur shtetin lokal, duke e shfrytëzuar atë për interesa vetjake. Ndërkohë që organet ligjore, duhet të hetojnë për të parë se çfarë po ndodh në Bashkinë Përmet me abuzimin me fondet publike dhe taksat e qyetarëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb