Erërat e forta kanë shkaktuar probleme në qytetin e Fierit dhe disa zona përreth. Për pasojë raportohet se ka pasur mungesë të energjisë elektrike.

Sipas qytetarëve në Levan dhe Cakran energjia elektrike është ndërprerë që në orët para të mëngjesit,.

Ndërkohë nga OSHEE bëhet me dije se po punohet për përmirësimin e situatës, ndërsa shkak i ndërprerjes së dritave është bërë moti i keq.

Problem tjetër për banorët e zonës janë dhe vatrat e zjarrit të cilat janë duke përparuar me shpejtësi për shkak të erërave të forta.

  • foto galeri
  • foto galeri

Kujtojmë që dje, është përfshirë nga flakët kodra në fshatin Dukat, sa kalon hyrjen e tunelit të Llogorasë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb