Ura e famshme e xhamtë, e vendosur në malin Piyan të Kinës, ka pësuar krisje. Në pamjet e bëra virale, shihet një turist në Kinë, i cili përjetoi të gjithë këtë moment të tmerrshëm.

Mediat e huaja shkruajnë se shkak i krisjes së xhamit janë bërë kushtet e rënduara atmosferike, me erën që vërshonte me shpejtësi mbi 90 milje në orë. Në foton e publikuar, turisti duket se ka mundur të kapet pas barrierës së hekurit.

Ai qëndroi aty në pritje të zjarrfikësve dhe policisë dhe pasi u shpëtua, u dërgua për trajtim në spital.

Ura, rreth 90 metra e gjatë është përdorur nga turistët, që vizitojnë malin dhe nga fotot duket se në disa momente të ditës ka shumë lëvizje, por fatmirësisht gjatë momentit të dëmtimit, në urë ndodhej një person.

Resorti ku ndodhet ura u mbyll përkohësisht, pas këtij incidenti.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: