Presidenti Erick Thohir ka pranuar se skuadra e Interit do të shesë një apo dy lojtarë gjatë sezonit veror. Indoneziani ka konfirmuar se do të largohet një apo dy lojtarë nga ekipi për të siguruar të hollat për përforcimin e skuadrës me lojtarë të tjerë.

“Është gjë e mirë që kemi partnerë strategjikë. Unë gjithmonë jam i përkushtuar për klubin. Mendoj se lojtarët që do të vijnë duhet të kuptojnë se është projekt që duhet nderuar fanellën dhe ngjyrat e këtij klubi” pohoi ai.

Me tej ai ka shtuar se: “Të gjithë lojtarët janë me rëndësi, nuk besoj se mund të ndryshojmë krejt formacionin, por një apo dy sigurisht që po. Por, nëse do të shesim, nuk duhet të jenë me do e mos top lojtarë”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: