Për të shmangur probleme të mëtejshme në të ardhmen, Ten Hag ka menduar të vendosë një tavan për pagat te Manchester United. Me atë që “Daily Mail” e ka cilësuar tashmë “rregullin e Ronaldos”, Manchester United do të përpiqet të vendosë një kufi të vërtetë pagash.

Kjo duke u ofruar lojtarëve që do të jenë afër skadencës kontrata që përfshijnë më së shumti një pagë 200,000 £ në javë. Në praktikë, mbi dhjetë milionë sterlina në sezon, shifra jo saktësisht të ulëta, por sigurisht më pak se 30 milionë eurot që mori Ronaldo.

Por është më e lehtë për t’u thënë se sa për t’u bërë, sepse siç shpjegon “The Sun”, ky rregull i ri mund të krijojë më shumë se disa dhimbje koke për United. E para, ka të bëjë me dy rinovime mjaft të komplikuar, si ata të David De Geas dhe atë të Marcus Rashford.

Portieri po diskuton me klubin për të zgjatur dhe tha se ishte pozitiv për këtë, por tani me këtë tavan të ri duhet të ulet paga vjetore, e cila është pothuajse dyfishi i parashikuar. Jo mënyra më e mirë për të arritur një marrëveshje.

Nga ana tjetër, Rashford ka një kontratë në tavan, por duke pasur parasysh se Paris Saint-Germain është gati t’i ofrojë atij katërfishin kur të skadojë marrëveshja me United në vitin 2024, nuk duket e lehtë të bindet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb