Christan Eriksen është ftuar nga Kombëtarja e Danimarkës për herë të parë pas problemeve me zemrën. Mesfushori pësoi një atak kardiak në Europian gjatë ndeshjes me Finlandën, duke shokuar mbarë botën.

Gjithçka duket se është lënë pas dhe futbollisti i Brentford e gjen veten sërish me përfaqësuesen e tij për ndeshjet miqësore të danezëve në mars.

Këta të fundit do të sfidojnë Holandën me datën 26 mars, ndërsa pas 3 ditësh, do masin forcat me Serbinë.  Vendimi për thirrjen e tij është aprovuar nga mjekët, të cilët këshillojnë që futbollisti mos të luajë 90 minuta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb