Pak më shumë se një muaj nga episodi që tronditi mbarë botën, Christian Eriksen është kthyer në Milano.

Lajmi është konfirmuar nga eksperti i merkatos Matteo Barzaghi, i cili shkruan se danezi, do të takohet gjatë ditës me shokët e ekipit.

Gjithashtu, këto ditë do të jenë tepër të rëndësishme për danezin, që do të mësojë më shumë rreth të ardhmes së tij.

Mesfushori do i nënshtrohet vizitave më të detajuara të zemrës, për të mësuar nëse do të jetë në gjendje të luajë në Serie A, apo i duhet të transferohet diku gjetkë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb