Me mendje tek Lecce por pa harruar merkaton. Pas Ashly Young, zikaltërit janë gati për të mbyllur përfundimisht marrëveshjen edhe për transferimin e Christian Eriksen. Sinjali i radhës erdhi pas ndeshjes kundër Watford, ku danezi shkoi për të përshëndetur tifozët, ndryshe nga lojtarët e tjerë, Eriksen qëndroi më gjatë, një detaj që për mediat angleze është i qartë, një lamtumirë, për të nisur më pas aventurën e tij të re në Milano.

Skysports Christian Eriksen 4889613
Skysports Christian Eriksen 4889613

Nuk ka më asnjë dyshim që Eriksen do të vesh fanellën ziklatër, Inter dhe Tottenham kanë gjetur akordin final me “gjelat” që do të përfitojnë 15 milion euro kesh plus bonuese.

Vidal
Vidal

Sipas mediave italiane, merkato e Interit në mesfushë nuk mbyllet me transferimin e Eriksen, por do të tentojnë deri në fund për të transferuar edhe Arturo Vidal. Kiliani shihet nga Conte si një lojtar i domosdoshëm për skemat e tij, drejtuesit e klubit do të bëjnë gjithçka është e mundur për të bindur Barcelonën ta lënë të lirë pasi akordi me lojtarin është gjetur prej kohësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: