Pas publikimit të fotos nga spital në Instagramin e tij, Christian Eriksenin së shpejti mund ta vizitojnë dy personazhe nga klubi i Interit, pjesë e të cilit është mesfushori danez.

Sa më shpejt të jetë e mundur Beppe Marotta dhe mjeku Piero Volpi do të fluturojnë për në Kopenhagen, në mënyrë që të jenë afër fizikisht me Eriksen. Po të mos ishin kufizimet për Covid-19 në fuqi, brenda spitalit ku është shtruar lojtari, drejtori i Inter dhe mjeku i klubit do të ishin tashmë në Danimarkë.

Inter ka qenë në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm me ekipin kombëtar danez që nga e shtuna e kaluar dhe dëshiron të bëjë që afërsia e klubit me lojtarin e tyre të ndihet edhe fizikisht.

Këtë mëngjes vetë Eriksen dërgoi një mesazh qetësues dhe falënderoi për afeksionin e marrë, duke specifikuar se ai po priste të kryente edhe disa teste para se të dalë nga spitali.

Marotta volpi

Sapo të kthehet në shtëpi, që me sa duket nesër ose pasnesër, ai do të vizitohet nga Marotta dhe Volpi. Inter është përkrah kampionit të tyre. E ardhmja ka dilema, pasi nuk dihet nëse Eriksen do të vijojë të luajë futboll më.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb