Kristian Eriksen ka folur për mediat pas kalimit historik të Tottenhem në finalen e  Ligës së Kampioneve. Danezi ia dha meritën më shumë Lukas Mouras, atij që shënoi 3 gola në këtë ndeshje por pranoi se skuadra e tij ishte me fat.


“Ishte një ndeshje e çuditshme. Ishim në disavantazh për shumë kohë. U përpoqëm të luftojmë, dhe ishim me fat. Më vjen keq për Ajaksin, luajtën mirë ndaj nesh, por ne krijuam më shumë shanse. Tashmë jemi të çliruar, kemi luftuar për këtë dhe është si ëndërr të jemi në finale.


U ndjemë sikur nuk do e shikonim dot veten në pasqyrë nëse do pësonim golin e tretë apo të katërt. Duhej të luftonim. Më pas i vumë në presion dhe shënuam shpejt në pjesën e dytë. Lukas pati një ndeshje fantastike. Më shumë se fitore taktike, sonte ishte një fitore për performancën me zemër, dhe bashkë me këtë Lukas Moura, ai e fitoi ndeshjen. Shpresoj t’i bëjnë një statujë në Angli pas kësaj.” – u shpreh Eriksen


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb