Nga grumbullimi me përfaqësuesen daneze, Christian Eriksen shigjeton sërish Antonio Conte dhe lë gjithçka të hapur për të ardhmen ku nuk përjashton as mundësinë për tu larguar që në merkaton e janarit: “Është një situatë e veçantë, njerëzit dëshirojnë të më shikojnë duke luajtur, unë gjithashtu dëshiroj të luaj por trajneri nga ide të tjera, nuk më mbetet gjë tjetër vetëm ti respektoj. A do të largohem në janar? Të shohim kur të hapet merkato, të shohim se çfarë do të ndodh”, u shpreh Eriksen duke vijuar:

Eriksen Firmos
Eriksen Firmos

“Për momentin jam i përqendruar vetëm te futbolli, sa më takon mua e shoh veten tek Inter edhe pas merkatos së dimrit, në të kundërt më duhet të vendos së bashku me drejtuesit e klubit. Nuk më kishte ndodhur kurrë më parë të qëndroja në pankinë, ka qenë shumë e vështirë për mua, nuk ka qenë pikërisht kjo që kisha ëndërruar, nuk është kurrë argëtuese të qëndrosh në stol, por më duhet të përshtatem pasi në fund është trajneri ai që vendos”, u shpreh Eriksen.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: