Mesfushori danez Christian Eriksen do të qëndrojë të paktën 3 muaj larg fushave pas dëmtimit që 30-vjeçari pësoi në FA Cup ndaj Reading. Një dëmtim i rëndë për mesfushorin, që këtë sezon ka qenë një ndër më të mirët prë “djajtë”.

Lajmin e konfirmoi skuadra e Manmchester United, që përmes një komunikate për mediat sqaroi: “Christian Eriksen pritet të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë të pacaktuar. Ai ka një dëmtim në gju, të pësuar pas fitores 3-1 që skuadra arriti në FA Cup. Mesfushori ynë danez i është nënshtruar disa analizave të detajuara dhe mund të rikthehet në fund të prillit ose në fillim të majit”.

Eriksen u largua nga fusha në minutën e 57-të pas dëmtimit. Sipas “Sky Sports”, ky dëmtim ka krijuar mjaft telashe për trajnerit Erik Ten Hag, që i ka kërkuar klubit ta gjëjë një zëvendësues në orët e mbetur atë merkatos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb