TIRANË

I ftuar në emisionin “EUROMANIA” në News 24 me moderatoren Daljana Sejdia, ishte mjeku i mirënjohur Skënder Brataj i cili ka folur për rastin e mesfushorit të Danimarkës dhe Interit, Kristian Eriksen, por gjithashtu edhe për shkaqet e kësaj arresti kardiak:

“Imazhet kuptohen që janë shqetësuese, por për ne që jemi profesionistë nuk ndikon shumë. Ai u rikthye në jetë sepse ishte stafi që ishte aty. Arresti kardiak ishte tipike e Eriksenit, jo humbje jete. Faktorët nuk janë se janë lojtarë, kur themi se kanë bërë vizitave mjekësore, është evidentimi i zemrës i pompës së saj.

Vizitat e sakta janë me ekografi. Më kujtohet në vitin ’90 një rast në basketboll apo edhe në Francë janë një sëmundje e trashëguar që shihen mjaft qartë me ekografi. Ka disa anë edhe disa sektorë që të gjithë kërkojnë urgjencën për të marrë autoambulancën, por Federata duhet të kontaktojë për këtë gjë.

Kur kam patur telefonata nga Presidentët, trajnerët për të marrë një ambulancë të fillojë ndeshja. Jo mua më dukej çudi që paska qenë praktikë e tillë që ambulanca të dërgohej në stadiume. Dhe aty filluan telefonatat dhe më tregonin se kush ishin.”, përfundoi Brataj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: