Deputeti socialist, Erion Braçe deklaroi dje, se Basha dhe Berisha duan të destabilizojnë vendin. Në një status të tij në rrjetin social “Facebook”, Braçe shkroi se “kanë gjetur 8 dhjetorin si ditën e marshimit të tyre për t’u ringritur për krimet e radhës, shtuar pasurinë e pamatë dhe të paligjshme që kanë.

Kush mendon se këta kanë hallin e ndonjë shqiptari, gabon. Shihini pasurinë dhe e kuptoni! Shihini krimet dhe e kuptoni! Ju kam thënë: këta duan të destabilizojnë vendin për të dështuar reformën në drejtësi”, – shkroi dje Braçe në “FB”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: