TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe, një nga zërat më të fortë të PS-së ka kujtuar sot 26 majin e 21 viteve më parë, kur u bë pre e dhunës edhe vetë ai.

E sot, Braçe thotë se krimi ka mbetur ende pa u ndëshkuar. Por pavarësisht kujtimit të hidhur, Braçe thotë se i vjen për të qeshur, duke sulmuar LSI-në dhe marrëveshjen e saj me PDS-në e Paskal Milos.

Megjithatë kontrovers në pohime por jo në parime, Braçe thotë se ‘s’ka si të mos ulërijë kur dëgjon Sali Berishën që flet për votë që devijohet’, nisur nga denoncimi i djeshëm i ish-kryeministrit, sipas të cilit maturantët e Kavajës dhe Durrësit po u ofrohen udhëtime turistike në këmbim të votës.

STATUSI I ERION BRAÇES
26 MAJ!
21 vite më pas, përsëri në Zgjedhje!
Krimi ka mbetur ende pa u ndëshkuar,
është aty, jo vetëm si kujtim për mua-dita e parë e dhunshme në politikë, por edhe për çdo beratas, kuçovar gjithashtu, një shumicë shqiptarësh-socialistë brenda tyre, të masakruar barbarisht nga policia, SHIK e banda paramilitaresh të armatosur si nëpunës shteti-police tatimesh, police elektriku etj.

Kur dëgjoj sot çfarë thuhet për zgjedhjet, veçanërisht këto që do mbahen, ndjesitë janë të ndryshme.
Fjala bie, kam qeshur dje gjithë ditën me atë marrëveshjen e ditës ku LSI merrte përsipër ti (r)ruante votat PDS.
Por s’kam si mos ulërij,
kur dëgjoj kriminelin Sali Berisha të flasë për votë që devijohet për maturantë që shkojnë të pushojnë dy ditë në Sarandëe!

Kulmi!
Ky kriminel,
është autori i zgjedhjeve të 26 majit, barbarisë që i pasoi në seri-28 maj, tetor të po atij viti me zgjedhje farsë, pastaj prej dhjetorit deri në mars 97 kur masakroi një popull të tërë. Kohët kanë ndryshuar,
Ai, krimineli mbetet aty!
Imagjinoni,
zgjedhjet e pas një muaji, do te zhvillohen në kushtet kur Sali Berisha ka sërish gjithçka, nga Presidenti deri tek ministri i Brendshëm.

Ai nuk konkurron dot pa ta, si në pushtet ashtu dhe në opozitë.
Tani është brenda qeverisë me shokët e shoqet e shtëpisë, Familje, për të na ndaluar ne “të vjedhim votat e PDs”!!

Ky është një kulm i ri!
Ne kemi hyrë në zgjedhjet e tij pa asgjë, që prej 26 majit ai i ka patur të gjitha-presidentin, qeverinë, policinë, Shik, prokurorinë, gjykatat, me te gjitha këto na ka vjedhur e na ka vrarë dhe pasi ka ndodhur kjo, përsëri kemi hyre në zgjedhje pa asgjë dhe e kemi mundur!

DO TA MUNDIM PERSERI,
EDHE TANI KUR I KA SERISH TE GJITHA!
Ne kështu e mundim, bashke me këdo që ka në krah, publikisht apo skuthërisht!
#26Maj #krimmeZgjedhjet ##AtëKujtohetKrimiytnëFytyrëntime? #krimpandëshkim #saliberisha #21vitemëpas #saliberishanukkashkuarende #dobesiapertedobesiperKrimin #neZgjedhjeAigjithckaNeasgje #keshtueMundim #rrofshinSocialistet

Brace (1)

Brace ok (2)

Brace ok (1)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: