I ftuar në “Open” në News24, analisti Artur Zheji është shprehur se tashmë korrupsioni bëhet në mënyrë dixhitale në llogari të pa kapshme dhe se kjo ndikon në mos zbulimin e provave.

Ai ka folur edhe për një bisedë që ka pasur me deputetin e PS Erion Brace në lidhje me faktin që bujku shqiptar ka probleme me prodhimin për të cilin nuk gjen treg, pasi qeveria ka hapur tregun për produktet e huaja sidomos serbe, të cilat subvencionohen shumë më tepër nga shtetet përkatëse.

“Nuk mund ta paragjykoj negativisht. Por tani teknikisht e ka gjet, sot edhe tek digjitalizimi çdo gjë bëhet në llogari bankare të pakapshme. Ku është korrupsioni paraja nuk duket nuk ka prova.

Kompanitë do të marrin një informacion primar mbi të cilën del një rezultat i deformuar. Është ky paragjykim, pushteti që këto kompani që do të ndajnë këtë ankand duhet të jenë edhe në burim të info, sepse nëse nuk e marrin të saktë bëjnë pastrimin e imazhit të qeverisë në mënyrë të gënjeshtërt.

Për pjesën që thamë më parë se qytetarët urrejnë të pasurit. Askush nuk i urren por si pasurohesh është ajo që ka rëndësi. Puna është kur pasurohesh mos ja fusësh të gjithëve. Sot dëgjova një bisedë që bëhej për bujqësinë por që thelbin ishte tek korrupsioni. Erion Braçe tha: Shqipëria hap korridor për Serbinë me grurë 81 lekë ndërsa bujkut tonë në Maliq që e ka 36 lekë e mbjell gjysmë parcele që mbjell vetëm pak i kalbet gruri. Dhe ai ju jep votën marrëzisht, por çështje tjetër kjo sa të marrë janë shqiptarët. Dmth ata që e vendosin, dënojnë me uri dhe varfëri maliqiotin dhe shtojnë pasuritë e atij në Serbi. Ky është korrupsion i frikshëm sepse fshatari detyrohet të largohet nga vendi nga sytë këmbët. Do kemi gjithmonë e më shumë një klasë të pasur që do të punësojnë bangladeshas, ja si korrupsioni ndikoi në përbërjen e një shteti.

Ky nuk është pasurim i ndershëm.
Në një administratë majtiste që synohet të mbrohet populli po ndodh e kundërta dhe po mbrohen të pasurit. Si mund të falet kjo gjë. Erion Braçe më hapi sytë për këtë gjë”, tha Zheji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb