Ish-zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar i shqetësuar për çështjen e kriptocvalutave dhe call center-ave.

Në reagimin e tij deputeti socialist kërkon nga kreu i Autoritetit të Mbikëqyrjes Ervin Mete se çfarë masash janë marrë, pasi siç u shpreh deputeti në vitin 2018 Komisioni i Ekonomisë kishte lënë disa detyra, por nuk u zbatuan.

REAGIMI:

Për shkak të aktivitetit kriminal të gjerë veçanërisht në tregun kapital por edhe të kriptovalutave. Unë mendoj që raporti i AMF do ti kushtonte vëmendje këtyre fenomeneve. Për fat të keq në raport nuk ka asgjë për to.
Në 2018 në Komisionin e Ekonomisë kjo çështje ka qenë kyçe. Ne lamë detyra të qarta. Fenomeni sapo ishte shfaqur veçanërisht me call centerat.
Ne lamë detyra, por jo vetëm që nuk janë përmbushur, por fenomeni është bërë aq i madh sa u kthye në një fenomen kriminal. Ajo që më shqetëson është se asnjë nga institucionet financiare nuk është marrë me këtë aktivitet.
U bëmë qendra e botës, turpi për shkak të raportimeve që erdhën nga agjenci ligjzbatuese të vendeve ku qytetarët ishin mashtruar përmes këtij procesi.
Kemi goditur për shkak të informacionit të tyre.
Cili ka qenë aktiviteti i AMF për të goditur këtë fenomen. Çfarë ka bërë autoriteti për të zbatuar ato që la komisioni?
Nga agjenci të tjera, përfshi SHISH apo agjenci të tjera që merren me krimin ekonomik, keni pasur informacion apo jo?
I njëjti fenomen kriminal është shfaqur në kriptovaluta. Parlamenti kreu një përpjekje të mirë muaj më parë duke miratuar legjislacionin e domosdoshëm për të rregulluar veprimtarin në këtë fushë. Mase jemi të parët që e kemi pranuar me ligj, por problemi është aktiviteti kriminal dhe i palicensuar që po bën kërdinë veçanërisht në zonën Tiranë Durrës. Janë agjenci të tjera ligjzbatuese që janë marrë me fenomenin dhe goditjen e fenomenit. Tani që kemi një bazë ligjore, cilat kanë qenë masat e mara nga autoritet për goditjen informate në këtë treg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb