TIRANË-Socialisti Erion Braçe duke qenë se është deputet i zonës së Lushnjes promovon herë pas here punën e madhe të fermerëve të kësaj zone. Kështu dhe gjatë një emisioni televiziv, Braçe sjell një shalqin të zonës së Tërbufit. “Piqet vonë ky shalqi, tani në këtë kohë, nuk bëhet me herët” thotë deputeti duke reklamuar frutin.
Një prej djemve prezantues tentoi të priste shalqirin por deputeti ndërhyn dhe i thotë, “Nuk pritet ashtu shalqini mor çun”.
Atij iu dha një thikë e madhe me bisht ngjyrë blu për të prerë frutin e ëmbël me të cilën deputeti hoqi shumë për të ndarë një thelë shalqini. “Nuk e keni gjetur gjë këtë thikën, e ndritët fare me këtë”.
“E thyet edhe thikën, se ishte thikë blu ndaj ndaj”, i thotë një prej prezantuesve duke tundur thiken me bisht te keputur.
“Zgjedhje e gabuar” tha Brace teksa qerasi me shalqin dy prezantuesit.
Personalisht deputeti kërkoi të hante me pirun thelën e shalqirit duke mos pranuar ta kafshonte atë live në ekran.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: