Viti 2020 do të jetë i fëmijëve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj siguron se të vegjlit e kryeqytetit do të kenë më shumë hapësira ku jo vetëm të studiojnë, por edhe ku të argëtohen. Përmes një postimi jnë Facebook, Veliaj thekson se çdo projekt i Bashkisë do të jetë miqësor me fëmijët.

“Fëmijët dhe mënyra se si ata e shohin botën kanë qenë gjithmonë prioritet për ne. Ndaj në Tiranën e 2020, jo vetëm që do të krijojmë më shumë hapësira ku fëmijët të studiojnë e argëtohen, por çdo projekt i Bashkisë Tiranë do të jetë miqësor me fëmijët”, thekson Veliaj.
Tirana ia ka dalë që në katër vite e gjysmë të shndërrohet në një qytet miqësor me fëmijët duke i vendosur ata në qendër të çdo politike të ndërmarrë nga ana e Bashkisë.

D6ceefa6 336c 4cc3 B3f5 A8737e2c3b16
D6ceefa6 336c 4cc3 B3f5 A8737e2c3b16

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb