Në 2020-n sheshi “Nënë Tereza” do të kthehet në një hapësirë tërësisht pedonale. Njoftimin e bën kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nëpërmjet një mesazhi të postuar në rrjetet sociale me rastin e 109-vjetorit të lindjes së humanistes dhe shenjtores shqiptare, Nënë Tereza.

Ai thekson se pas mensës në Njësinë nr.4 dhe shkollës që ka nisur të ndërtohet në Kodër-Kamëz dhe që mbajnë emrin e humanistes shqiptare Nënë Tereza, Bashkia e Tiranës ka vendosur që edhe sheshin që mban po ashtu emrin e saj ta kthejë në një hapësirë dedikuar tërësisht qytetarëve dhe jo makinave.

“109 vite nga lindja e Nënë Terezës, Shenjtores së madhe shqiptare! Në 2018 – hapëm Mensën Sociale ‘Nënë Tereza’. Në 2019 – nisëm ndërtimin e shkollës ‘Nënë Tereza’. Në 2020 – kthejmë në pedonale sheshin ‘Nënë Tereza’. Shqipëria ka ndryshuar shumë, por misioni ka mbetur i njëjtë, gjithmonë pranë atyre që janë në nevojë”, shkruan Veliaj.

1812601c 2c74 46c6 A4c9 967a94ec4d59

Prej vitesh në orët e vona të darkës ky shesh kthehet në një pedonale me ndalimin e qarkullimit të automjeteve, por nga viti i ardhshëm do të quhet zyrtarisht një pedonale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb