Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj ka zhvilluar një takim me Asamblenë e PS-së në njësinë numër 1 në Tiranë.

Veliaj u shpreh në takim se PS është një forcë politike, e cila mendon për njerëzit. Ai shtoi se Rama dhe PS duan një mandat të tretë për të vijuar punët.

“PS është një forcë politike që mendon për njerëzit. Na duhet mandati i tretë për të çuar më larg punët. Ata që dërdëllisin nëpër emisione kanë nga 10-11 shtëpi”, tha Veliaj .

https://www.youtube.com/watch?v=lcpRUgOdG7A

Më tej, Veliaj u shpreh se analistët çdo natë gjobisin politikanë dhe biznese, ndërsa shtoi se opozita jashtë-parlamentare mendon vetëm për veten.

“Analistët çdo natë gjobisin politikanë dhe biznese. Ata mendojnë vetëm për hallin e tyre, se ku janë në listë. Partia e opozitës jashtë-parlamentare ka 8 vite që nuk flet për hallet e popullit.

Basha sapo u bë më 4 vila te reja në vitin e tërmetit. Ata vënë gjoba biznesmenëve, i japin vilat për të qenë rehat. Opozita jashtë Kuvendit do kthehet për vota tek ju, por do jetë shumë vonë”, tha Veliaj.

Veliaj kërkoi mbështetjen për një tjetër mandat të tretë qeverisës për PS-në, duke theksuar se vetëm PS i ka përveshur mëngët për të transformuar Tiranën dhe Shqipërinë.

Ai nënvizoi se falë Partisë Socialiste dhe bashkëpunimit të kryeministrit me kryetarin e Bashkisë, jeta në Tiranë është më e mirë. “Kam takuar sot banorë të Njësisë 1, të cilët më thanë se para 5 vitesh, kur e bleva, shtëpia ime këtu te “Ali Demi” vlente 800 Euro metri katror. Sot, pas 5 vitesh, vlen 1200 Euro metri katror, falë mënyrës si pastrohet, rruga është më e mirë dhe ngado rrotullohemi shohim ndryshim. Kjo është arsyeja pse merremi me politikë, ja pse duam që Edi Rama dhe Partia Socialiste të vazhdojnë mëngëpërveshur për t’i çuar më larg këto punë. Kemi nevojë edhe për ju”, tha Veliaj.

Ai shtoi se Partisë Socialiste po i bashkohen çdo ditë e më shumë njerëz, që besojnë te forca e ndryshimit. “Kemi nevojë për edhe një. Edhe një zonjë, edhe një zonjushë, edhe një vajzë, edhe një zonjushë, që i bashkohet kauzës sonë. Edhe nëse nuk mendojnë si ne, a shkojnë në të njëjtat çerdhe që sot janë më të mira? A shkojnë në të njëjtat kopshte, shkolla që sot janë më të mira. A ecin në të njëjtat rrugë? Nëse falë Partisë Socialiste dhe bashkëpunimit të kryeministrit me kryetarin e Bashkisë, jeta është më e mirë edhe për to, duhet të vijnë në familjen tonë”, deklaroi Veliaj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb