TIRANË-Shpresë për Piramidën në Tiranë. Kryebashkiaku i ri i Tiranës, Erion Veliaj ka vendosur të nisin punimet provizore për riparimin e Piramidës, fasada e së cilës po shkonte drejt amortizimit të plotë.

Ndërtesa simbol e Tiranës ka qenë në qendër të debatit vitet e fundit në lidhje me fatin e saj.

E djatha kur ishte në pushtet tentoi disa herë ta prishte si ndërtesë dhe të ndërtonte aty aty Kuvendin e ri, por disa konkurse vetëm dështuan dhe vetëm sa “hoqën” ca para nga buxheti i shtetit.

Në një postim në rrjetin social “Twitter”, kryebashkiaku i kryeqytetit Erion Veliaj, njofton nisjen e punimeve në objektin ku deri më parë ishte vendosur Qendra Ndërkombëtare e Kulturës dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për ta ruajtur.

“Nisën riparimet provizore tek Piramida e parku përreth. Ju lutem raportoni vandalizmin, raportoni vandalizmin”, shkruan Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: