Gazetari Endri Xhafo, i ftuar në studion e News24 komentoi arrestimin nga SPAK të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Xhafo tha se e ka pasur mik Veliajn dhe se nga ana njerëzore i vjen keq për të. Ai tha se prangosja e Veliajt do të ketë pasoja për PS-në.
“Nuk besoja se Veliaj do arrestohej, sepse ai ishte njeri i amerikanëve”, u shpreh ai.
Endri Xhafo: Unë Erion Veliajn e kam pasur mik dhe në planin njerëzor më vjen keq për këtë që po i ndodh. Ne gazetarët kemi miq nga të dyja palët nga ana njerëzore. Mendoj se arrestimi i Veliajt do ketë pasoja dhe për PS. Nuk besoja se Veliaj do arrestohej, sepse ai ishte njeri i amerikanëve. Sot ra alibia se SPAK kontrollohet nga Soros.
Nuk besoj se Edi Rama dhe PS kanë pasur interes që Veliaj të arrestohej. Nuk kishte pse të arrestohej as Meta as Veliaj, sepse dhe në politikën globale ka politikanë të rëndësishëm që kanë akuza dhe nuk shkojnë menjëherë në burg. Nuk më rezulton që Rama të ketë përfitim nga kjo ngjarje, por ka humbje.
(BalkanWeb)