Ish-deputetja e LSI-së Erisa Xhixho, përmes një statusi në “Facebook” shprehet se lista e kandidatëve për deputet nga çdo parti duhet të jetë e hapur 100 përqind.

Xhixho shprehet se vetëm në këtë mënyrë, zgjedhësit do të mund të dërgojnë në Kuvend kë të duan ata.

Postimi i ish deputetes së LSI-së Erisa Xhixho:

Me lista të hapura nga i pari tek i fundit kandidat i çdo partie, me qëllim që zgjedhësit të vendosin se ke duan të çojnë në Kuvend!

Asnjë truk, asnjë hile, asnjë mashtrim për të favorizuar të zgjedhurit e kryetarit!

Këtë kërkojnë qytetarët dhe kjo duhet bërë!

Propozimi i Partisë Socialiste për mbylljen e listave me formulë ku qytetarët nuk mund të vendosin me voten e tyre se kush do t’i përfaqësojë në Kuvend pas 25 prillit te vitit të ardhshëm, dëshmon se sa fasadë kanë qënë ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut .

Propaganda e kësaj maxhorance për hapje listash ra, duke treguar edhe një herë sa frikë ka nga vota dhe perballja me qytetarët pas shkaterrimit që i kanë bërë vendit.

Listat  duhen hapur për të rikthyer shpresën se vetem fuqia e votës mund të sjellë

ndryshimin në përfaqesim duke përfshirë në parlament individë me integritet , profesionistë ku vendimarrjet e tyre t’i marrin në interes të njerëzve dhe vendit.??

Parlamentit duhet t’i kthehet dinjiteti dhe besimi i qytetarëve, e që të bëhet kjo, qytetarët duhet të vendosin.

Hapni Listat 100%!

Boll më me lojra për marrëveshje kulisash për t’i mbyllur ato në dëm të demokracisë dhe cilësisë së përfaqësimit!

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb