Nënkryetarja e LSI-së Erisa Xhixho ka publikuar një fotografi, ku duket së bashku me të rinj dhe të reja të Shqipërisë.

Xhixho thekson se të rinjtë në foto votojnë për herë të parë, duke shtuar se ata do të sjellin ndryshimin e vendit më 25 prill.

Për Xhixhon, rinia sot është e pashpresë dhe të vetmen mënyrë sheh emigrimin, duke nënvizuar se ky realitet duhet të marrë fund.

  • foto galeri

Postimi i Erisa Xhixhos:

Me të rinjtë që do të votojnë për herë të parë tek njësia bashkiake nr.3 me të cilët ndava bindjen time se rinia do sjelli ndryshimin e vendit më 25 Prill.

Shqetësimet e tyre prioritare lidhen me jetën dhe të ardhmen e tyre në Shqiperinë tonë. Gjendja në të cilën ndodhet sot sistemi arsimor , papunësia ,mungesa e sigurisë dhe ku zgjidhja e vetme mbetet emigracioni.

Rreth 24 mijë persona nën 34 vjeç kanë aplikuar për azil 20 muajt e fundit, 29% e tyre janë më pak se 14 vjeç. Kjo është drama që përjeton çdo familje shqiptare sot largimi i çka është me e shtrenjta në jetë largimi i fëmijve të tyre.

Une besoj tek forca e rinisë tek energjia dhe dëshira e tyre për të ecur përpara dhe ndërtuar Shqipërinë dinjitoze të shtetit të së drejtës.

Duhet t’i kthejmë shpresën çdo të riu se vendi ynë mund të ndërtohet vetëm nga ne.

Në 25 Prill së bashku #shqipëriashtëpiajuaj

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb