Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho përmes një statusi në Facebook shprehet se ajo që po ndodh me shqiptarët në Kakavijë është një katastrofë humanitare.

Xhixho thotë se shqiptarët po trajtohen në mënyrë cnjerëzore, ndaj i bën thirrje autoriteve vendase të reagojnë.

STATUSI I PLOTE
Katastrofe humantitare situata në kufirin grek te Kakavijes një rradhë me 30km e gjatë në tempretarurë 40 grade vazhdon prej 3 ditësh.
I bej thirrje Ministrit të librave të hapi telefonin dhe t’i përgjigjet me urgjenc kësaj situate katastrofike që po perjetojnë gra, fëmijë, burra e të moshuar .
Gjithashtu Ministri i Shëndetsisë të dërgoj ambulanca dhe ekip shëndetsor për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve.
Urgjent kjo situatë duhet të zgjidhet është një trajtim çnjerezor i papranueshëm .

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb