Ish-deputetja e LSI-së Erisa Xhixho, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se qeveria shqiptare ka pasur dijeni për rregullat që kishte vënë qeveria greke në kufirin me Kakavijën, duke shtuar se kjo maxhorancë dëshmoi dhe njëherë se është e paaftë të përballojë kriza.

Xhixho thekson se fajtore kryesore për të gjithë situatën ishte edhe njëherë qeveria, që dështoi në cdo aspekt.

Postimi i Erisa Xhixhos:

Qeveria Shqiptare ka pasur dijeni që më 5 gusht për rregullat e reja të kalimit të kufirit të vendosura nga Qeveria Greke.

Një qeveri e përgjegjshme dhe e aftë me të marrë njoftim do të kishte marrë të gjitha masat për të parandaluar atë krizë humanitare e tragjike që u detyruan të kalonin bashkatdhetarët tanë.

Bilanci i neglizhencës ishin 5 ditë rraskapitje e fëmijeve, grave shtatëzëna, burrave , të moshuarve në kohë pandemie , në temperatura shumë të larta .Humbja e jetës së një femije 10 vjeç që donte vetëm të shkonte në shtëpi me prinderit e tij.

Edhe kësaj here kjo qeveri e paaftë dhe ky Kryeminister i bën shqiptarët të ndihen vetem pa kujdesin e shtetit nga i cili ikën vite më parë .

Nuk pres që ky Kryeminister të ketë qasjen prej shtetari e të marri përgjegjesitë që i takojnë se duhet shumë atdhedashuri për vendin dhe qytetarët e tu.

Thjesht kjo situatë e dhimbshme na demostroj për të disatën herë që kjo qeveri duhet largohet një orë e më parë .

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb