Christian Eriksen, ka postuar foton e parë pas incidentit që i ndodhi në fushën e lojës, ku pësoi arrest kardiak. Ai ka publikuar një foto në “Instagram”, ku shfaqet i qeshur dhe qetëson tifozët duke thënë se është mirë.

Futbollisti danez thotë se i duhet të bëjë ende disa ekzaminime mjekësore, ndërsa thekson se do të bëjë tifo për shokët e tij të skuadrës së Danimarkës.

“Përshëndetje të gjithëve
Faleminderit të madh për urimet dhe mesazhet tuaja të ëmbla dhe të mahnitshme nga e gjithë bota. Do të thotë shumë për mua dhe familjen time. ️? ️?
Jam mirë – në këto rrethana. Ende duhet të kaloj disa ekzaminime në spital, por ndihem mirë.

Tani, unë do të bëj tifo për djemtë në ekipin e Danimarkës në ndeshjet e ardhshme. Luaj për të gjithë Danimarkën ?? Christian”, shkruan Eriksen.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb