Modelja e njohur, Erjona Sulejmani është mjaft aktive në rrjetet sociale. Ish-partnerja e lojtarit Blerim Dzemaili së fundi i është përgjigjur pyetjeve të fansave, të bëra në Instagram. Sulejmani nuk ka hezituar t’u pergjigjet të gjithëve, madje në mënyrë të drejtëpërdrejtë.

“A ju shkruajnë ende lojtarët apo VIP-at? Çdo ditë, siç më shkruajnë edhe njerëzit që nuk janë të famshëm. A po del me dikë? Jo” – Tha ajo.

Gjithashtu, një tifoz guxoi më shumë se ç’duhet duke pyetur: “Përse nuk hapni Only Fans?”. “Nuk e kam atë vizion” – shkruajti bukuroshja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb