Kryeredaktori i Gazetës Shqiptare Erl Murati, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se ikja e Sali Berishës nuk do ta rinovonte PD-në.

Murati theksoi se gjithsesi është për një ndryshim elitash, për nga mosha e politikanëve., duke thënë se e ardhmja e partive duket më afër Bashës dhe Veliajt.

“Nuk besoj se Lulzim Basha ka luksin të vendosë kundër Berishës. Ashtu sikundër Nano mori vendim për të ikur, edhe Berisha e vendos vetë nëse do të ikë. Unë nuk mendoj se ikja e Sali Berishës, do të bënte mirë për PD-në. Kryetar i PD është Basha, por Berisha ka peshën e vet.

Basha është lider i ri për shembll edhe Veliaj. Ne jemi një vend që kemi  kryetar parlamenti Gramoz Ruçin. Unë mendoj se Rama e ka përmbushur misionin e tij dhe Veliajt i takon e ardhmja e PS-së”, tha Murati.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb