Kryeredaktori i Gazetës Shqiptare, Erl Murati, në një intervistë në rubrikën “Opinion” në “News 24”, deklaroi se opozita është e bashkuar në qëllim, por duket se shkon e ndarë në zgjedhje.

Murati thekson se Rama i ka projektuar të gjithë si kundërshtarë.

“PD dhe LSI do kenë listat e tyre, do kenë kandidatët e tyre. Kjo penalizon opozitën. Opozita e bashkuar, por e ndarë. Shumë vota të LSI-s mund të digjen, kjo për shkak të Kodit Zgjedhor. Kodi Zgjedhor dëmton çdo parti, edhe PS-në, por se në këtë rast dëmton si PD-në, edhe LSI-në. Ka kohë edhe 2 muaj për zgjedhje, por në sondazhe del se PS është forcë e parë. Dilema është që nëse dy partitë opozitare do munden të bëjnë më shumë vota sesa PS. Edi Rama i ka projektuar të gjithë si kundërshtarë”, u shpreh Murati.

Erl Murati nënvizoi se është e vështirë që forcat e reja politike që garojnë në zgjedhje, të tronditin skenën politike.

E shoh shumë të vështirë që një forcë e re politike të çajë këtë dy apo tri-polaritet të politikës sonë. Kemi parti tradicionale, por kemi edhe forca të vogla, që dikur kanë qenë me forcat tradicionale. Nëse prezantohesh me ofertë të re, besoj se shembull është Albin Kurti, që nuk është tërhequr, por ruajti konsistencën. Ky është idealizmi. E shoh të vështirë, qoftë edhe Nisma Thurrje apo VV q të bëjnë lajm apo të trondisin arenën politike shqiptare.

PS dhe PD janë mbreti e mbretëresha e politikës shqiptare. Votuesit e PS-së në tërësi janë më besnikë. Gati 30 për qind e njerëzve janë të pavendosur se cila është oferta më e mirë në treg. Nuk e shikoj si fataliste, fakti që një pjesë e mirë nuk e kanë vendosur votën. E shoh pozitive që njerëzit nuk votojnë në mënyrë të verbër”, vlerësoi Murati.

Duke folur për dekorimin e Ardian Dvoranit nga ana e DASH si një kampion i antikorrupsionit, Murati nënvizoi se ky lajm ishte surprizë dhe duhet gjithsesi të na bëjë krenarë, që një shqiptar merr titull të tillë.

Titulli i dhënë zotit Dvorani si kampion botëror i antikorrupsionit ishte surprizë. Pavarësisht rolit që ka pasur Dvorani përballë presidentit, ne duhet të jemi krenarë që kemi kampion bote në antikorrupsion. PD dhe LSI nuk kanë shumë ndryshim nga fushata e vitit 2017. PS është tanimë ofertë e njohur. PD nuk është rinovuar. Ende nuk dimë kandidatët e opozitës së bashkuar. Vonesa në veprime mund t’i kushtojë opozitës”, përmbylli Dvorani.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb