Kryeredaktori i Gazetës Shqiptare, Erl Murati i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka konstatuar se qeveria dhe PS ka bërë disa punë të këqija në emër të motos ‘’Do të bëjmë shtet’’.

Murati ka hedhur dhe një kritikë për opozitën, për të cilën thotë se nuk ka qenë përfshirëse në proceset demokratike, dhe ia ka dhënë mundësinë e hapësirën Ramës të luaje e vetme.

Një prej tyre ka qenë dhe mospjesëmarrja në zgjedhjet e 2019 sipas gazetarit.

‘’Ne emër të aksiomës apo motos që do të bëjmë shtet, PS ka bërë disa punë jo të mira apo të këqija. Në çdo rast është e qeverisë dhe mazhorancës, kam konstatuar se në proceset demokratike PD dhe opozita nuk kanë qenë përsfhirëse. I ka dhënë mundësinë dhe hapësirë Ramës e PS të luajë e vetme në fushë bosh, duke bërë edhe punë të këqija.

I referohem mospjesëmarrjes në zgjedhjet e pushtetit vendor. Ne do flasim për qëndrimin e opozitës.’’- tha Murati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb