TIRANE

Me sinqeritetin dhe humorin që e karakterizon, këngëtari i njohur kosovar, Ermal Fejzullahu i është përgjigjur dhe pyetjeve në ‘After Party-n’ e Luanës. Midis projektit ‘E shkuar e harruar’ dhe ‘Për një dashuri’ Ermali ka zgjedhur këtë të fundit duke pohuar se ajo është pasaporta e tij.

Fejzullahu ka pohuar se katër fëmijë janë mjaftueshëm dhe se më shumë e do ai Arianën se sa ajo atë. Ai është pyetur nëse preferon të bëj jetë fshati apo qyteti, Ermali i zgjedh të dyja.

Në përfundim të pyetjeve midis një nuseje tradicionale apo si shoqe e ngushtë, Ermali i ka zgjedhur të dyja. Kujtojmë se Fejzullahu gëzon një raport shumëvjeçar me Arianën, fryt i kësaj marrëdhënie plot dashuri janë edhe 4 fëmijët e tyre, më e vogla e shtëpisë Ana, 1 vjeçe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: