TIRANE

Një numër i madh këngëtarësh kanë shprehur pakënaqësinë për mbylljen së klubeve të natës dhe diskove duke thënë se kanë mbetur pa punë e pa të ardhura.

Një debat i ditëve të fundit ka përfshirë edhe Ermal Fejzullahun. Kolegët e tij kanë reaguar masivisht për pakësimin e punës pas ndalimit të muzikës nga qeveria.

Mirëpo, këngëtari Ermal Fejzullahu në një intervistë për “Ora Verore” Ermali thaështë shprehur se është turp për kolegët e tij që flasin për lekët.

“Kolegët e mi janë mërzitur, sepse nuk kanë pasur shumë punë, por përderisa në trojet e Kosovës dhe të Shqipërisë ka shumë të varfër, për ne është shumë turp të na dëgjojë kush duke u ankuar, e duke thënë nuk kemi punë. Është turp prej Zotit, kështu që ne të bëjmë maksimumin tonë e t’i kënaqim ata. Nuk kanë lidhje pazaret, nuk kanë lidhje lekët, është turpi i botës të flasin këngëtarët për lekë”. Kujtojmë se Ermali e ka treguar gjithmonë hapur natyrën e tij bamirëse. Ai ishte ndër të parët që ndihmoi familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, duke dhuruar 100 mijë euro.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: