Ermal Mamaqi feston sot 40-vjetorin e tij. Ai ka publikuar një fotografi me tortën në duar, ku nuk ka nguruar të bëjë dhe pak humor.

“Kam ditëlindjen sot! Nuk e di ça moshe jam. Më ka ngel kalendari te 23 vjeç. 21.03.21.”, ka shkruar Mamaqi krahas fotos.
Ndonëse mitet thonë se 40 vjetori nuk festohet, në llogarinë e aktorit dhe moderatorit nuk ka munguar festa e urimet.

Ashtu siç ai trajton çdo situatë me humor dhe sarkazëm duket se do të jenë edhe urimet e miqve që tani e kanë kuptuar shumë mirë filozofinë e rrugës së zgjedhur nga Ermali.

“Edhe 100 të lumtura motër”, ka shkruar Jonida Vokshi krah fotos me Mamaqin.

B4b38bd5 98b7 40b9 855b 42d13829be4e
B4b38bd5 98b7 40b9 855b 42d13829be4e

  • foto galeri

Së fundmi dyshja ka bashkëpunuar në serialin e sjellë disa muaj më parë, “Hot”, i cili i ka miqësuar edhe më shumë për shkak të orëve të punës dhe eksperiencës së ndarë bashkë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: