Pas suksesit të filmave “Dy gisht mjaltë” dhe “I love Tropoja”, Ermal Mamaqi do të sjellë një serial, i cili po pritet me padurim nga publiku shqiptar. Ai foli për herë të parë në studion e Olës dhe zbuloi se seriali H.O.T do të jetë një histori dashurie e cila është e lidhur me intriga, dhe do t’i përkasë zhanrit dramë-komedi.

Ai tha së këtë herë produksionin e ka në bashkëpunim me producentin Dritan Huqi dhe regjisor i serialit është Bjordi Mezini. Seriali do të përmbajë 12 seri, ku edhe vetë Ermali do të luajë sikurse në dy filmat e parë. Këtë herë ai do të quhet Daniel dhe shkurt Dani.

Ermal Mamaqi zbuloi edhe kuptimin e emrit të serialit H.O.T është shkurtimi i “Humans of Tirana”, Humanët e Tiranës. Përveç aktorëve që ai ka zbuluar tashmë në Instagramin e tij, si Jonida Vokshi, Klea Huta, Megi Pojani dhe Irgen Çela, të cilët do të jenë pjesë e serialit, ekskluzivisht te Ola, Ermali zbuloi edhe disa emra të tjerë si, Ana Lika, Kastriot Çaushi, Monika Lubonja, Erblin Bajko, Amos Zaharia, dhe Inis Gjoni e cila do të luajë një rol negativ.

Ai u shpreh se nuk përjashtohet mundësia që në film të jetë i ftuar edhe ndonjë politikan, pavarësisht krahut politik që i përket. Ermali tha se për momentin po punojnë për fazën përgatitore dhe se së shpejti do të fillojnë xhirimet. Ai zbuloi se seriali do të jetë gati më 15 tetor dhe se nuk do të jepet në kinema, por në një nga televizionet shqiptare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb