Formati “Big Brother VIP” ka tërhequr padyshim vëmendjen e gjithë shqiptarëve, për shkak se banorët e shtëpisë janë personazhe publikë ndryshe nga formatet e tjera të zhvilluara më përpara. E kur ka mbetur edhe një muaj nga finalja e madhe, ende nuk e dimë nëse shtëpisë më të famshme në Shqipëri do t’i bashkohen banorë të rinj.

Së fundmi ka qenë Ermal Mamaqi që ka ngritur dyshimet se ai mund të bëhet pjesë e këtij ‘reality show’. Përkrah një fotografie me moderatoren Arbana Osmani, të realizuar në ditëlindjen e Bora Zemanit, ai ka shkruar, “Miq të martën filloj dhe unë rrugëtimin e bukur në shtëpinë më të ndjekur. Uroj të më mbështesni në këtë aventurë Thank you, Arbana”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: