Që moderatorja Amarda Toska dhe bashkëshorti i saj Ermal Mamaqi janë pronarë të një vile luksoze në rezidencën ‘Rolling Hills’ në Tiranë, në të cilën kanë pak kohë që janë zhvendosur, këtë e dimë të gjithë. Vetë moderatorët kanë folur për supervilën, ndërsa sot Ermal Mamaqi, me dashje apo pa dashje në profilin e tij në Instagram postoi një foto të vilës nga brenda.

Ndoshta qëllimi i fotos ishte të tregonte atmosferën me miqtë brenda shtëpisë, por syrtë e të gjithëve u fokusuan tek ambientet e vilës. Hapësira e dhomës së ndenjes është mjaft e madhe dhe me siguri Ami është kujdesur vetë për arredimin deri në detaj.

Pak ditë më parë edhe bashkëshortja e tij Amarda postoi një video të zonës rreth vilës së tyre, e mbuluar nga dëbora, duke na treguar se kjo pamje i pëlqen më shumë se çdo gjë.

Më herët Ami është shprehur se nuk është turp të jetosh në një vend luksoz për të cilin ke punuar fort. “Po është e vërtetë. Është në një nga zonat më të mira të Tiranës. Ka shumë personazhe të njohur. Nuk është turp të pranosh që jeton në një vend luksoz sepse ai vend është investim i kthyer mbrapsht i shumë viteve investimin të një pune të fortë që kemi bërë të dy”, ka thënë ajo.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: