Ndonëse ata nuk e pranuan asnjëherë publikisht se ishin bashkë, të gjitha zërat flisnin për një lidhje dashurie, e cila pati fundin e saj. Bëhet fjalë për këngëtaren Elvana Gjatën dhe Flori Mumajesin. Por dalja në skenë e këngëtares me një album të ri që e ka titulluar ‘3’, ka risjellë në vëmendje historinë e saj me Florin.

E mes personazheve publike që kanë ngacmuar hapur Elvanën është Ermal Mamaqi, i cili ka postuar në Instagram këngën e saj me titull “Më fal” me përshkrimin që komentuesit të shkruanin emrin e ish-të dashurit pasi do t’i bëhej qejfi. Kaq ka mjaftuar që të nisin komentet lumë, ndërkohë mes tyre spikat edhe ai i balerinës Klaudia Pepa.
Klaudia
“Hah!”, shkruan Pepa, ndërsa padashur ngrejmë pyetjen nëse kjo është shenjë për ishin e saj Albi Nakon, apo thjesht ka qeshur me pyetjen me spec të Ermalit. Kujtojmë se ndarja e Klaudia Pepa dhe Albi Nako ka bërë për shumë kohë xhiron e mediave rozë, pasi lidhja e tyre disavjeçare u ndërpre.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb