TIRANE – Moderatori i formatit më të ndjekur “6 ditë pa Ermalin”, Ermal Mamaqi, pak para fillimit të sezonit të ri televiziv me programin e tij ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet mjaft elegant. Për të shtuar kuriozitetin e fansave të tij, ai këtë foto të fundit e ka shoqëruar me diçiturën humoristike “-10 kile. Eh… kur i lan rrobat me dorë”.

Në rrjetet sociale ka plasur më pas gallata dhe batutat me shpërndarjen e lajmit me titullin: “Ermali dobësohet duke bërë punët e shtëpisë”. I pyetur nga gazeta “Panorama” për mënyrën që ka ndjekur për t’u dobësuar brenda dy muajve, Ermali përgjigjet: “U bëra vegjetarian, nuk konsumova bulmet dhe piva shumë ujë gjatë ditës, dhe kjo dha rezultatin që shihni! Nuk mund të them se kam mbajtur dietë strikte, përveçse ndoqa disa këshilla nga një shoku im rus”, tha ai.

Forma e re fizike e Ermal Mamaqit i ka befasuar të gjithë, pasi përveçse veshjet tani i rrinë të gjera, ai duket mjaft i tonifikuar.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: