Kantautori shqiptar Ermal Meta do të performojë sot në natën e parë të Festivalit Kombëtar të këngës italiane “Sanremo 2017″.

Kantautori shqiptar ëshë një nga 22 këngëtarët e zgjedhur në garën për kategorinë “kampioni”, përkrah emrave të njohur të muzikës italiane si Albano, Fiorella Manoia. Gigi D’Alessio, Paola Turci, Nesli, Fabrizio Moro, Michele Zarrillo etj.

“Sanremo për mua”, u shpreh ai për mediat italiane, nuk është një garë, pasi kur flitet për muzikë nuk mund të flasësh për garë. Është sikur të gërmosh në ujë. Pra e pamundur!”

Sot në natën e parë të këtij festivali do të performojnë dhe këngëtatërt e njohur italianë si Albano, Alessio Bernabei, Clementino, Elodie, Ermal Meta, Fabrizio Moro, Fiorella Mannoia, Giusy Ferreri, Lodovica Comello, Ron, Samuel, ndërsa të ftuarit specialë do të jenë superstari i muzikës latine, Ricky Martin e grupi britanik “Clean Bandits”.

Kënga e Ermal Metës mban titullin “Vietato di morire”, “E ndaluar të vdesësh” dhe konsiderohet nga kritika italiane si teksti më i mirë i këngëve pjesëmarrëse në ‘Sanremo 2017’.

Kjo këngë është një kauzë e fortë kundër dhunës në familje, dhunës ndaj gruas, dhunës ndaj nënës, ndaj fëmijës, dhunës ndaj çdo qënie humane. Është një rrëfim autobiografik i kantautorit shqiptar. Në konferencën e shtypit të prezantimit të pjsëmarrësve të këtij Festivali, Ermal Meta është shprehur se “kjo këngë, e ky tekst nuk është vetëm historia ime që kam fatin ta tregoj. Por është një temë aktuale, që dëshiroj shumë që t’i përkiste të shkuarës e jo të tashmes.”

Titullin e kësaj kënge do ta mbajë dhe albumi i ri i Ermal Metës, i cili do të dalë në tregun muzikor italian më datë 10 shkurt.

Festivali i këngës italiane ‘Sanremo 2017’ do të zhvillohet prej ditës së sotme deri 11 shkurt. Ky Festival do të drejtohet nga prezantuesit Karlo Konti e Maria De Filipi.
(da.xha/Atsh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: