Këngëtari Ermal Meta, i cili u shpall fitues në festivalin “Sanremo 2018” ka bërë një status në Facebook drejtuar gazetarëve shqiptarë.

“Mos spekulloni mbi jetën time, ju nuk dini asgjë nga jeta ime,” e fillon ai statusin ku sqaron se kënga që fitoi festivalin e Sanremos është kundër terrorizmit, asgjë më shumë.

Statusi i Ermal Metes

Mesazh për të gjithë gazetarët shqiptarë:

Mos spekulloni mbi jetën time, ju nuk dini asgjë nga jeta ime. Kur në atë intervistë përdora fjalën “bastard” nuk thash asnjë emër. Mos e shtoni ju atë emër sepse gaboni rëndë jo vetëm me mua por edhe me familjen e personit për të cilin po shkruani ose po flisni.
Kënga që fitoi festivalin e Sanremos është kundër terrorizmit, asgjë më shumë. Shpresoj mos te lexoj më gjëra të tilla.
Falemnderit për vëmëndjen.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: