TIRANE

Ermal Mamaqi ka qenë i ftuari i radhës në rubrikën “After Party” në kanalin e Youtube të Luanës. Ermali iu përgjigj edhe pyetjeve nga jeta personale, përfshirë këtu një pyetje mbi seksin. “Seksi më i mirë para apo pas martese?”

“Uaaa! Mendoj që pas martese, por s’ka ardhur akoma pjesa më e mirë”-u përgjigj Ermali. Producenti tregoi gjithashtu se ai e do më shumë Amin dhe është më xheloz se ajo.

“Po unë padyshim se ajo s’ka për çfarë të jetë xheloz”-tha Ermali me humorin që e karakterizon. Ermali tregoi dhe pjesën e tij më romantike kur i dedikoi Amit këto fjalë: Nuk e imagjinoj dot veten pa ty!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: