TIRANE

Të vërteta i duken vetëm sekondat e para të sapozgjimit. Më pas gjithçka i ngjan si një ëndërr e keqe. Por brenda te pazakontës, kësaj kohe surreale, ajo ndihet e “bindur” dhe jo rebele. Këngëtarja e mirënjohur, Ermira Babaliu thotë se artisti është i përgatitur, i “mësuar” me “burgosjen” e herë pas hershme në kohën e krijimtarisë së vet. Nē një intervistë pēr “Gazeta Shqiptare”, ajo thotē ndër të tjera, se në kēto ditē tē vēshtira ku po humnin jetën mijëra njerëz, e ndihmon tē ndihet e fortē kujtimi i njerēzve tē saj tē dashur, tē keqtrajtuar e tē burgosur nē kohēn e diktaturēs. Ndērkaq, Ermira Babaliu shprehet se ëndërron dhe shpreson që bota, marrëdhënia njerëzore të riformatohet për mirë kësaj here.

Prej një muaji jemi mbyllur në “kafaz” dhe po jetojmë një gjendje, një situatë të pazakontë. Si e përjeton artisti një situatë të tillë?
Artisti është njeri, si gjithë të tjerët. Ndonëse artisti është më i përgatitur, i “mësuar” me “vetëburgosjet” e herëpashershme në kohët e krijimit të vet. Mes boshllëkut të madh që është krijuar si hon mes njerëzve, a ekziston muza, dhe nëse po, si vjen ajo në këtë kohë kolere? Muza e ndjek artistin sa herë shfaqen detaje, jo më në këtë kohë sureale. Në realitetin e kthyer përmbys, të vërteta për mua janë sekondat e para të sapozgjimit – ç’ishte kjo ëndërr?
Si e kalon ditën këngëtarja e mirënjohur, kur duket se na kanë vjedhur lirinë? Çfarë është ajo mes këtij kaosi: e bindur, e dyzuar, rebele dhe me sa personalitete ndihet brenda saj?
Brenda, të përditshmet punë e më pak se zakonisht. Disa herë lajmet e stacioneve serioze, “face time” me vajzën e fëmijët, muzikë sfondi në TV e lexime pa pafund artikujsh të hershëm si dhe të ‘pse’-ve e ‘sepse’-ve, që vërtitin botën e njerëzimin. Ndërkohë jam e bindur të ndjek rregullin shpëtues të të ndenjurit brenda, pa u mërzitur për aq kohë sa jemi mirë me shëndet. Unë mendoj që njoh veten e prioritetet. Jeta më ka mësuar të di përse të mërzitem. Rebele jo këtë herë, por e dyzuar përpallë versioneve konspirative, të cilave nuk iu besoj. Më ndihmon të ndihem e fortë kujtimi i njerëzve të mi të dashur që janë keqtrajtuar. Të burgosurit politikë, që edhe pas burgut, mbeten të karantinuar prej miqve të tyre pikërisht për shkak të vlerave etj., etj.. Prandaj s’kam të drejtë të ankohem! Unë jo – ata që s’munden të ushqehen – po.
Si luan mendja njerëzore mes këtij lëmshi të madh, që duket sikur i ka humbur drita jeshile në fund të tunelit?
Mendja ime rri te drita! Mendja e gjithsecilit në këtë ngujim ka kohë të kthehet te vetja e të kuptojë çdo të thotë jetë, ka kohë të rishikojë prioritetet. E kam fjalën për ato mendje që munden, sepse këtë lloj lëmshi e zgjidhin ata që e kanë zgjidhur përherë. Ne thjesht ëndërrojmë, shpresojmë që bota, marrëdhënia njerëzore të riformatohet për mirë këtë herë!
Ju ndodheni në SHBA, që është epiqendra e pandemisë së koronavirusit. Çfarë po ndodh atje, ç’bëhet me bashkatdhetarët tanë?
Miçigani ku unë banoj është drejt rritjes së kurbës. Këto ditë është shumë i madh numri i të prekurve dhe viktimave. Jemi brenda që në fillim të marsit, ndërsa po flitet që do të fillojë hapja pas 2 majit. Komuniteti njëlloj si kudo, ndjek rregullin. Hapur janë vetëm shërbimet jetike, dyqanet ushqimeve, farmacitë etj..
Duke qenë larg prej këtej, a do të doje që në këtë kohë të ishe në Shqipëri, në shtëpinë tënde?
Nëse do të kisha aty tërë familjen, po. Do të merrja ushqime përgjatë kohës e do bëja të njëjtën gjë që po bëj këtu. Mua më pëlqen të gatuaj, të bëj edhe bukën në shtëpi edhe kafen e pi në ballkonin tonë, përballë gjolit aty në Pogradec.
I keni kënduar ëmbël dashurisë përmes serenatave, cili është mesazhi juaj i përveçëm në këtë kohë të pazakontë?
Falënderim pa fund për mjekët e tërë stafin mjekësor, për sakrificën e dedikimin në këtë kohë kolere. Për punonjësit e dyqaneve ushqimore e shërbimeve të tjera të përditshme përballë rrezikut të infektimit si dhe policisë që mban rregullin atje, ku është vështirë të zbatohet për një mijë arsye. Le te duhemi sot pa kushte, më shumë se dje! Kush ka mundësi të ndihmojë ata që kanë nevojë, veçanërisht për ushqime. Kemi lindur të barabartë, të paktën këtë na mësoi kjo e keqe. Së bashku do ia dalim. Distancimi social shpëton jetë!
A ka ndonjë projekt muzikor Mira, një surprizë pasi të kalojmë këtë kohë koronavirusi dhe jeta të triumfojë mbi vdekjen?
Po. Sapo të hapet qielli… Burimi: G.SH.AL

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb