Sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho, e cila interpretoi rolin e Cio-Cio-San në shfaqjen ‘Madama Butterfly’ nëpër vende të ndryshme të botës, tashmë një interpretim të radhës do ta ketë me datën 30 qershor në Spanjë.

Për këtë gjë pati njoftuar vetë sopranoja Jaho, nëpërmjet rrjetit social Facebook, ku po ashtu ka treguar se kjo shfaqje e 30 qershorit do të transmetohet direkt edhe në 200 qytete në gjithë Spanjën.

Ndërsa të hënën sopranoja Jaho ka publikuar një video, ku fton publikun që ta ndjekin performancën e saj live në Royal Teatro.

‘Madama Butterfly’ do të shfaqet në kuadër të edicionit të tretë të Javës së Operës në Royal Teatro në Madrid të Spanjës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: